Hapet thirrja për mobilitet të mësimdhënësve nga programi ERASMUS + në WSB University, Poloni
Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani” hap thirrjen për aplikim për një burse mobiliteti në semestrin pranverorë në WSB UNIVERSITY, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Mësimdhënia duhet të zhvillohet në gjuhën angleze dhe më shumë për programet mësimore të WSB University, shikoni linkun në vijim: http://www.wsb.edu.pl/faculties,m,en,1304
Dokumentet e nevojshme për aplikim për përsonelin akademik:
- CV (në gjuhën angleze);
- Planin për mësimdhënie (Plani për mësimdhënie për planin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit, dhe e gjeni të bashkangjitur në këtë email);
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më 15 Dhjetor 2019, kurse realizimi i mobilitetit pritet të realizohet në muajin Prill 2020.
Dokumentet me titull “WSB UNIVERSITY” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në format elektronik në një e-mail.