Fillon implementimi i projektit hulumtues "Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në komunën e Gjakovës"

Fillon implementimi i projektit hulumtues "Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në komunën e Gjakovës"

Me financim dhe mbështetje nga Ambasada Amerikane në Prishtine përmes Programit “University Support Progam”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është përfitues i projektit me titull “Sustainable use of underground water resourses and safe drinking water in the municipality of Gjakova/Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në komunën e Gjakovës”.

Ky projekt ka filluar nga 01.10.2019. dhe do të zgjasë deri me 30.09.2020 nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr Antigona Ukehaxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë dhe njëherit Kordinatore e Programit të Mamisë e cila ka përvoje 20 vjeçare në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Prishtinë në Qendrën e Laboratoreve Testuese.

 Aktiviteti i këtij projekti lidhet me marrjen e mostrave në teren dhe  analizat fiziko-kimike, mikrobiologjike, metalet e rënda, trihalometanet dhe pesticidet në ujrat e pijshëm në viset rurale të Komunes së Gjakovës ,pastaj me organizimin e një konference në Fakultetin e Mjekësisë dhe publikimin e gjetjeve në Konferencë Ndërkombëtare.

tp-bottom