Drejtorët Komunal për Arsim mbështetën marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Komunave dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Drejtorët Komunal për Arsim mbështetën marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Komunave dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Në kuadër të bashkëpunimit në mes institucioneve, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”  dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit.

Lidhur me këtë temë znj. Vjollca Dibra - Prorektore për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, informoi Drejtorët Komunal për Arsim (DKA) lidhur me objektivat e marrëveshjes, e cila specifikon që për çdo vit akademik të caktohet një numër i studentëve, i cili do të ju mundësohet që përmes punës praktike të aftësohen në Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Drejtorët Komunal për Arsim mbështetën një nismë të tillë bashkëpunimi, në ofrimin e mundësive reale për studentët të cilën përfundojnë studimet në degët përkatëse të kryejnë praktikën në Komuna. Ky bashkëpunim gjithashtu duhet të jetë edhe një praktikë e mirë edhe për Universitetet tjera në ofrimin e këtyre mundësive. Duke u ballafaquar me probleme të shumta financiare DKA-të, e shohin këtë rast si një potencial në zëvendësimin e mësimdhënësve gjatë pushimeve mjekësore dhe atyre të lehonisë.

Po ashtu Kolegjiumi i Arsimit angazhohet që do të mbështesë Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" me pjesëmarrje në grupet punuese për zhvillimin e strategjisë së universitetit 2020 -2025.

Fotot e lajmit

tp-bottom