Studentët e UGJFA-së pjesëmarrës në seminarin me temë "Si të studiosh në mënyrë efektive"
Me datë 23.10.2019, studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, morën pjesë në seminarin me temë “Si të studiosh në mënyrë efektive". Qëllimi i këtij seminari ishte të mësohet dhe praktikohet menaxhimi i kohës dhe metodat më bashkëkohore të studimit efektiv. Në fund të këtij seminari të gjithë studentët pjesëmarrës u pajisen me certifikatë.
Takimi u përkrah edhe nga Menaxhmenti i Universitetit.