Marrëveshja me “Institute of Knowledge Management” për bashkë organizim të konferencave shkencore
Sot u arrit marrëveshja me “Institute of Knowledge Management” nga Shkupi për bashkë organizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve.
Qëllimi kryesor i konferencave do jetë të fokusohet në rëndësinë, fuqinë dhe zbatimin praktik të njohurive në shoqërinë bashkëkohore dhe moderne dhe lidhja e saj me shkencën. Në emër të UGJFA-së marrëveshjen e nënshkroi Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani kurse nga instituti, udhëheqësi i bordit shkencor, Prof. Dr. Robert Dimitrovski.