Prorektori i Universitetit “Kadri Zeka”, viziton UGJFA-në

Prorektori i Universitetit “Kadri Zeka”, viziton UGJFA-në

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka si dhe zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Luljeta Berisha nga Universitetin “Kadri Zeka” vizituan UGJFA në kuadër të projektit HERAS “Ngritja e kapaciteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkrimi i projekteve” ku u diskutuan të arriturat e gjertanishme. Ata u pritën nga Rektori Nimani, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prorektorja për Mësim, Çështje të Studentëve dhe Ngritje të Ciësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra si dhe Zyrtari për Bashkëpunim Ndërkombëtar Denis Spahija. Takimi i paraprinë nismës së projektit të ri në kuadër të ERASMUS+ të quajtur QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) të cilin Universiteti “Kadri Zeka” e udhëheq. 

Fotot e lajmit

tp-bottom