SOCRE

SOCRE

Filloi realizimi i projektit Erasmus+ Socre ku edhe UGJFA është partner

SOCRE (Developing Rehabilitation through Education - Zhvillimi i Rehabilitimit nëpërmjet Arsimit) me kohëzgjatje tri-vjeçare 2016-2020. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë arsimimin për rehabilitimin social nëpërmjet mësimit gjatë gjithë jetës, në përputhje me procesin e Bolonjës dhe në bashkëpunim me arsimin, praktikat rehabilituese dhe ministritë. Rehabilitimi social synon përmirësimin e aftësive sociale dhe mundësinë për të përballuar jetën e përditshme. Ndryshimet shoqërore dhe gjendja e të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe Rusi kërkojnë trajnim të vazhdueshëm të personelit që merret me çështje të rehabilitimit.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Me 6 Shkurt 2017 filloi takimi nismëtar i projektit të mbështetur nga Komisioni Evropian përmes programit ERASMUS+ me titull “Zhvillimi i rehabilitimit social nëpërmjet edukimit (Developing Social Rehabilitation Through Education - SOCRE)”, në objektin e Kolegjit Heimerer në Prishtinë.

Ky projekt që do të implementohet në tri vite (15 tetor 2016 – 14 tetor 2019), udhëhiqet nga Universiteti Metropolia nga Helsinki i Finlandës dhe ka për partnerë 16 institucione nga Kosova, Finlanda, Belgjika, Portugalia, Holanda dhe Rusia, përfshirë edhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë edukimin në rehabilitimin social përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës në përputhje me procesin e Bolonjës, duke ngritur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, institucioneve të praktikës (klinikave dhe qendrave rehabilituese) si dhe të ministrive përkatëse.

Në takimet që zgjaten deri me 10 Shkurt 2017, u nënvizuan segmentet kryesore të projektit, si: të mësuarit e bazuar në praktikë, zhvillimi i bazuar në kontekst dhe shpërndarja e njohurive do të bëhet nëpërmes rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, studimeve rajonale në vazhdimësi, seminareve reflektuese dhe pilotimeve të kurseve, për Institucionet e arsimit të lartë të cilat ofrojnë edukim në shkencat e rehabilitimit, si stafi mësimdhënës, stafi profesional dhe studentët që ofrojnë shërbime rehabilituese.

Nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në takime morrën pjesë Rektori Prof. Dr. Shaban Buza, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Ass. Dr. Idriz Berisha dhe Ass. Kushtrim Grezda.

Fotot e lajmit

tp-bottom