Vizitë e mësimdhënëses nga Universiteti i Shkencave të Jetës në Poznan, Poloni në kuadër të rrjetit CEEPUS

Vizitë e mësimdhënëses nga Universiteti i Shkencave të Jetës në Poznan, Poloni në kuadër të rrjetit CEEPUS


Gjatë kësaj jave në kuadër të Programit “CEEPUS”, Prof. Dr. Magdalena Smiglak – Krajewska, nga Universiteti i Shkencave të Jetës në Poznan, Poloni po qëndron në UGJFA dhe u takua me Prorektorën për Mësimdhënie, Çështje për studentë dhe Kërkime shkencore Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi, ku pas një prezantimi të UGJFA-së u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunime të ardhshme.

Në ligjëratën për studentë, Prof. Dr. Magdalena Smiglak – Krajewska bëri një prezantimi të shkurtër rreth Universitetit të Shkencave të Jetës në Poznan, duke vazhduar me zhvillimin e një ligjërate rreth “Menaxhimit të Riskut”. Interesimi i studentëve ishte i madh për temën, si dhe për mundësitë e shfrytëzimit të skemave për financim të mobiliteteve, përfshirë edhe rrjetin CEEPUS.

Pas kësaj ligjërate, siç ishte planifikuar, u zhvillua edhe takimi me mësimdhënësit e UGJFA-së ku u bisedua për metodologjitë bashkëkohore të hulumtimeve shkencore, mundësitë e publikimeve dhe mobiliteteve të dyanshme.


Fotot e lajmit

tp-bottom