Hapet thirrje për Programin Fulbright për Studiuesit Vizitorë (2027-2028)
Ju njoftojmë se Ambasada e SHBA-ve ka hapur thirrjen për aplikim në Programin Fulbright për Studiues Vizitorë për vitin akademik 2027–2028. Ky program u ofron kandidatëve që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë mundësinë për të marrë pjesë në shkëmbim akademik, për të zhvilluar kërkime shkencore dhe për të forcuar bashkëpunimin profesional me institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Programi u dedikohet studiuesve dhe hulumtuesve të kualifikuar, të cilët synojnë të avancojnë zhvillimin e tyre akademik dhe profesional përmes shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj.
Afati i fundit për aplikim: 30 nëntor 2026
Si të aplikoni: Për të plotësuar aplikacionin online, ju lutemi vizitoni: https://apply.iie.org/fvsp2027
Për më shumë informata rreth programit, kritereve të pranueshmërisë dhe procedurave të aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe faqen e Bordit për Shkëmbime Arsimore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës (USKEB).
Inkurajojmë të gjithë kandidatët e interesuar që t’i shqyrtojnë me kujdes udhëzimet e programit dhe të fillojnë përgatitjen e aplikacioneve sa më herët, përpara afatit të fundit për aplikim.
Për çdo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në:
E-mail: [email protected]
[email protected]