Konkursi Rajonal "Ideja ime e Biznesit" 2019

Konkursi Rajonal "Ideja ime e Biznesit" 2019


Duke pasur si prioritet strategjik futjen në tregun e punës dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes për studentët e institucioneve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore (ECO), AUF-ja (Shoqata e Universiteteve Frankofone) ka hapur një konkurs për studentët frëngjisht folës, të të gjitha niveleve universitare, për t'i inkurajuar ata që të paraqesin idenë e tyre të biznesit për profesionistët e fushës.

 Qëllimet e konkursit rajonal "Ideja ime e Biznesit" janë:

·       të sensibilizojë studentët në mënyrë që ata ta konsiderojnë krijimin e një ndërmarrjeje si një mundësi të rëndësishme në jetën e tyre profesionale;

·       të nxisë dhe të promovojë nismat ndërmarrëse;

·       të sjellë ide për krijimin e një biznesi;

·       të mbështesë krijimin e biznesit;

·       të nxjerrë në pah dhe të shpërblejë projektet më të mira të krijimit të biznesit.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë studentët frëngjisht folës të universiteteve anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, pavarësisht nga mosha, gjinia ose fusha e studimit.

Kandidati duhet:

·       të jëtë i regjistruar rregullisht në një universitet anëtar të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore (auf.org/les_membres/nos-membres/) gjatë periudhës së konkursit (prill - nëntor 2019, vitet akademike 2018 - 2019 dhe 2019 - 2020);

·       të jetë frëngjishtfolës (duke filluar nga niveli B1)

·       të plotësojë formularin e konkursit në platformën https://formulaires.auf.org (Concours régional « Mon idée d’affaires » 2019, Europe centrale et orientale).

Dokumentet e referencës:

Për të shkarkuar rregulloren dhe forumularin e aplikimit, klikoni në linkun e më poshtëm:

https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/concours-regional-idee-daffaires-2019/?fbclid=IwAR2NGs1Qiue2VHVwtWXF9JTRdJxgfzz7Ah1x9A4eV8Ow5gxTkwGXZbBn2L8

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 21 qershor 2019 në orën 17h (ora e Bukureshtit)

Për informata shtesë, ju mund të kontaktoni në emailin: [email protected]


Konkursi


tp-bottom