Publikohet Doracaku për anëtarët e rinj të Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë

Publikohet Doracaku për anëtarët e rinj të Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë

Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka hartuar dhe publikuar “Doracakun për anëtarët e rinj të Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë”, si dokument orientues për mbështetjen e anëtarëve të rinj në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.

Doracaku ofron informacion të përmbledhur dhe praktik lidhur me statusin, rolin, përbërjen, përgjegjësitë, detyrat dhe kompetencat e KQSC-së, si dhe me mënyrën e funksionimit dhe vendimmarrjes së Komisionit.

Në dokument trajtohen gjithashtu parimet e pavarësisë profesionale, objektivitetit, paanshmërisë, integritetit dhe konfidencialitetit, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes aktive të anëtarëve në proceset e sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë.

Doracaku synon të shërbejë si një mjet praktik për orientimin e anëtarëve të rinj të KQSC-së, duke i ndihmuar ata të njihen me dokumentet, proceset dhe mekanizmat institucionalë të sigurimit të cilësisë dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e kulturës së cilësisë në Universitet.

Përmes këtij dokumenti synohet të forcohet më tej mbështetja për punën e KQSC-së, duke kontribuar në një qasje të strukturuar, të orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në UFAGJ.

Doracaku është hartuar në përputhje me politikat e sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe është në dispozicion në hapësirën e dedikuar për Sigurimin e Cilësisë në faqen zyrtare të UFAGJ.

Doracaku