Thirrje për aplikim për grante për vullnetarizëm
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë (RC), synojnë të zhvillojnë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë përmes trajnimeve të përshtatura, mentorimit dhe trajnimit individual (coaching), shërbimeve mbështetëse (help desk), si dhe shpërndarjes së vazhdueshme të informacioneve lidhur me zhvillimin organizativ dhe aktivizmin qytetar. Përveç kësaj, RC ofron një skemë grantesh për vullnetarizëm, duke krijuar mundësi për të mbështetur iniciativat e aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit.
Grantet për vullnetarizëm synojnë të sjellin rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Përfitues të këtyre granteve mund të jenë individë, iniciativa të paregjistruara dhe organizata joqeveritare që paraqesin propozime bindëse dhe kreative, me potencial të lartë për të angazhuar qytetarët e Kosovës në adresimin e çështjeve të komuniteteve të tyre.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
-
Organizatat Joqeveritare (OJQ) të regjistruara në Kosovë;
-
Iniciativat e paregjistruara;
-
Individët (aktivistë të shoqërisë civile) (shtetas të Republikës së Kosovës).
AFATI KOHOR DHE BUXHETI
Aplikuesit do të kenë të drejtë të përfitojnë financim për një periudhë maksimale prej 12 muajsh. Buxheti maksimal i kërkuar për financim përmes kësaj thirrjeje nuk duhet të kalojë shumën prej 5,000 EUR.
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Para se të filloni plotësimin e formularit të aplikimit, rekomandohet fuqimisht të lexoni Udhëzimet për aplikim.
Aplikimet për grante për vullnetarizëm janë të hapura deri më 12 tetor 2026, ora 16:00.
Nëse keni pyetje ose paqartësi lidhur me regjistrimin ose aplikimin për grant, ju lutemi na shkruani në adresën elektronike [email protected]
Për më shumë ndiq: THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR VULLNETARIZËM.