EPALE - Platforma Elektronike për të Nxënit e të Rriturve në Evropë

EPALE - Platforma Elektronike për të Nxënit e të Rriturve në Evropë

Të dashur sutdentë dhe të diplomuar,

 EPALE Electronic Platform for Adult Learning in Europe është një komunitet evropian, shumëgjuhësh dhe i hapur për profesionistët e arsimit të të rriturve, duke përfshirë edukatorë dhe trajnerë të të rriturve, staf këshillues dhe mbështetës, studiues dhe akademikë, si dhe hartues politikash.

 EPALE financohet nga programi Erasmus+. Ajo është pjesë e strategjisë së Bashkimit Evropian për të promovuar më shumë dhe më cilësore mundësi mësimi për të gjithë të rriturit.

EPALE NSS Kosova implementohet nga Zyra Erasmus+ e Kosovës (KEO). Zyra Erasmus+ e Kosovës është aktive që nga viti 2015 dhe është përgjegjëse për promovimin e programit Erasmus+ në Kosovë, duke e harmonizuar veprimtarinë e saj me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë (2022–2026) të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Objektivat kryesore të KEO-së përfshijnë:
 

  • Mbështetjen e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës
  • Asistimin e institucioneve arsimore në Kosovë për të aplikuar në projektet Erasmus+
  • Lehtësimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe atyre në BE
  • Nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe ndërtimin e aftësive digjitale në përputhje me trendet globale, në përputhje të ngushtë me objektivat e programit Erasmus+
  • Ofrimin e informacionit për mundësitë që ofron Erasmus+ për studentët, akademikët, studiuesit dhe institucionet; organizimin e sesioneve informuese, punëtorive dhe fushatave promovuese
  • Këshillimin e qeverisë dhe palëve të interesit mbi strategjitë e ndërkombëtarizimit dhe mobilitetit
     

Projekti EPALE, i bashkëfinancuar nga MASHTI, synon të sigurojë qëndrueshmërinë dhe pronësinë e procesit të zbatimit. Bashkëpunimi ndërmjet Zyrës Erasmus+ të Kosovës (KEO) dhe MASHTI është thelbësor për zhvillimin e strukturës së EPALE dhe për arritjen e një Shërbimi Kombëtar Mbështetës (NSS) me bazë cilësore, të përputhur me praktikat më të mira në arsimin e të rriturve.

Platforma është falas, e qasshme ne 32 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe dhe ofron materiale profesionale, trajnime, webinare, si dhe mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione nga e gjithë Evropa. Informata të tjera rreth platformës dhe mënyrës së regjistrimit janë përfshirë në udhëzues.

Manuali - Si të krijoni një llogari në EPALE

EPALE - Udhëzues për studentët SQ

tp-bottom