U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Sot, më 15.06.2026, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
-
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
-
Shqyrtimi i kërkesave për financimin e publikimeve shkencore dhe konferencave;
-
Shqyrtimi i aplikimeve për Hulumtuesin e Vitit dhe Hulumtuesin e Ri të Vitit për vitin 2025;
-
Të ndryshme.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Këshillit për Shkencë, Prof. Dr. Ilmi Hoxha, ndërsa në të morën pjesë:
-
Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, anëtar,
-
Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri,
-
Ass. Hana Domi, anëtare,
-
Abedin Sadrija, anëtar,
-
Qëndresa Bardhoshi, anëtare
Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit për Shkencë zhvilluan diskutime të hollësishme lidhur me secilën pikë të rendit të ditës, duke analizuar dhe vlerësuar çështjet e paraqitura për shqyrtim. Në kuadër të mbledhjes u trajtuan procesverbali i mbledhjes së mëparshme, kërkesat për financimin e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, si dhe aplikimet e paraqitura për çmimet “Hulumtuesi i Vitit” dhe “Hulumtuesi i Ri i Vitit” për vitin 2025. Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës dhe diskutimeve konstruktive ndërmjet anëtarëve, u morën vendimet përkatëse për secilën pikë të agjendës, në përputhje me kriteret, procedurat dhe kompetencat e Këshillit për Shkencë
Këshilli rikonfirmoi përkushtimin e tij për avancimin e veprimtarisë shkencore, mbështetjen e hulumtuesve dhe promovimin e cilësisë në kërkim-shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.