U mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë me date 08 Qershor 2026 mbajti mbledhjen e radhës, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurimin dhe avancimin e cilësisë në proceset akademike dhe institucionale.

Në këtë mbledhje morën pjesë:

  • Ass. Blertë Hyseni- Anëtare e KQSC-së nga Fakutleti i Mjekësisë ;

  • Ass. Emirejta Kumnova - Anëtare e KQSC-së nga Fakutleti i Edukimit;

  • Jeton Plava – Kryesues i Komisionit të Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale;

  • Qëndresa Bardhoshi – Anëtare e KQSC-së, u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;

  • Abedin Sadrija – Anëtar i KQSC-së, Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike;
     

Gjatë takimit u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara (me përjashtim të mbledhjes së fundit);

  2. Analiza e raportit të semestrit dimëror të vitit akademik 2025/2026 për Fakultetin e Mjekësisë dhe diskutim për Raportet e Fakulteteve tjera ku kanë arritur me process;

  3. Diskutimi i rekomandimeve të KSC në Fakultetin e Mjekësisë dhe planit të përmirësimit;

  4. Analizimi dhe miratimi i Raportit përmbledhës të vlerësimit të studentëve të diplomuar nga punëdhënësi 2025;

  5. Analizimi dhe miratimi i Raportit - Vlerësimi i stafit akademik ndaj Administratës dhe sherbimeve 2025;

  6. Analizimi dhe miratimi i Raportit - Raporti i vlerësimi i stafit akademik  ndaj Kushtetve te Punës 2025;

  7. Procesi i vlerësimit të lëndëve të semestrit veror 2025/ 2026;

  8. Ecuria e programeve në proces riakreditimi dhe akreditimet e reja që aplikojmë këtë vit;

  9. Të  ndryshme;
     

Fillimisht, u miratuan procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme. Më pas, u analizua raporti i vlerësimit të lëndëve, ushtrimeve dhe praktikës për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026 për Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa u diskutuan edhe raportet e fakulteteve të tjera, në varësi të fazës së përgatitjes dhe dorëzimit të tyre.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua rekomandimeve të dala nga Komisioni i Cilësisë i Fakultetit të Mjekësisë, si dhe hartimit të planit të përmirësimit lidhur me këto rekomandime, me qëllim që ato të jenësohen në praktikë.

Zyra për Sigurimin e Cilësisë prezantoi raportet e hartuara nga pyetësorët e realizuar gjatë vitit 2025, përkatësisht:
 

  • Raportin përmbledhës të vlerësimit të studentëve të diplomuar nga punëdhënësit për vitin 2025;

  • Raportin mbi vlerësimin e stafit akademik ndaj administratës dhe shërbimeve;

  • Raportin mbi vlerësimin e stafit akademik ndaj kushteve të punës për vitin 2025.
     

Këto raporte, të përgatitura nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë, u analizuan dhe u diskutuan me anëtarët e pranishëm, ndërsa miratimi i tyre u shty për mbledhjen e ardhshme.

Në kuadër të proceseve të sigurimit të cilësisë, u diskutua edhe ecuria e procesit të vlerësimit të lëndëve për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.

Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i progresit të programeve studimore që ndodhen në proces riakreditimi, si dhe diskutimi rreth programeve të reja për të cilat do të aplikohet për akreditim gjatë këtij viti. Gjithashtu, në këtë mbledhje anëtarët u njoftuan edhe lidhur me procesin pasakreditues që do të zhvillohet në ditët në vijim për Fakultetin e Mjekësisë dhe në nivel institucional, si dhe përgatitjet përkatëse për këtë proces.

Në fund të mbledhjes, në kuadër të pikës “Të ndryshme”, u diskutuan edhe çështje të tjera me interes për zhvillimin dhe avancimin e proceseve akademike dhe institucionale.

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom