Njoftim për studentët- Hapen pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve për semestrin veror 2025/2026
Zyra për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton të gjithë studentët se, me përfundimin e semestrit veror të vitit akademik 2025/2026, janë aktivizuar pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve.
Studentët mund t'i qasen këtyre pyetësorëve përmes platformës elektronike SMU/SEVC (Sistemi Elektronik për Vlerësimin e Cilësisë).
Plotësimi i pyetësorëve është plotësisht anonim, prandaj inkurajohen të gjithë studentët që të japin vlerësime sa më reale dhe objektive. Pjesëmarrja në këtë proces është tejet e rëndësishme, pasi kontribuon drejtpërdrejt në monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së procesit mësimor në universitetin tonë.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!