Ambasadorja kroate për vizitë në Universitetin e Gjakovës
Më 07 Mars 2019 në ambientet e
Fakultetit të Edukimin në Universitetin e Gjakovës ”Fehmi Agani” qëndroi
Ambasadorja kroate Znj. Marija Kapitanoviq. Ajo ishte këtu në kuadër të Projektit
”Fuqizimi i grave nëpërmjet mbështetjes së gjeneratave të reja me ndarjen e
përvojave të thyerjes së barrierave” i cili udhëhiqet nga Rrjeti Qeliza.
Për të ndarë pikëpamjeve rreth fuqizimit të gruas, në panel ishin edhe Fehmije Hima - Mushkolaj, Tereza Shala, Sakibe Doli si dhe Shkelqesa Mulaj moderatore. Prorektorja Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi ju dëshiroj mirëseardhje dhe uroj suksese gjatë punës.
Studentet e shumtë dhe stafi nga UGJFA u ndanë shumë të kënaqur nga diskutimi i cili vazhdoj edhe gjatë një kokteji të përgatitur me këtë rast.