UFAGJ fuqizimon bashkëpunimin ndërkombëtar në Samitin e Universiteteve Evropiane 2026

UFAGJ fuqizimon bashkëpunimin ndërkombëtar në Samitin e Universiteteve Evropiane 2026

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me përfaqësuesin e Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Bujar Nura, po marrin pjesë në Samitin e Universiteteve Evropiane 2026, i cili po mbahet në Milano gjatë periudhës 5–7 maj 2026.

Ky samit ndërkombëtar, i organizuar nga Times Higher Education, mbledh rektorë, drejtues universitarë, ekspertë dhe përfaqësues të industrisë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, me qëllim diskutimin e rolit të arsimit të lartë në një kontekst global në ndryshim. Nën temën “Unite to lead: Elevating Europe’s global role in higher education”, agjenda e samitit fokusohet në çështje kyçe si: rritja e ndikimit global dhe reputacionit të universiteteve, inovacioni përmes bashkëpunimit dhe kërkimit, ndërdisiplinariteti në arsimin e lartë, si dhe lidershipi dhe strategjitë për zhvillim institucional.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, delegacioni i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë po zhvillon takime dhe shkëmbime përvojash me institucione të ndryshme ndërkombëtare, me synim forcimin e bashkëpunimeve akademike, rritjen e ndërkombëtarizimit dhe avancimin e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën një hap të rëndësishëm drejt pozicionimit të universitetit në rrjetet evropiane të arsimit të lartë dhe krijimit të partneriteteve strategjike për të ardhmen.

 

tp-bottom