Edu Task mban trajnim per orientim ne karriere per studentet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Edu Task mban trajnim per orientim ne karriere per studentet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Instituti EDUTASK mban trajnim tre ditorë me stduentët e universitetit tonë.

Në kuadër të projektit “StartLab350” financuar nga BOOST Balkans, ALDA Balkans dhe AFD(Agjencia Franceze e Zhvillimit), mban trajnimin “Orientimi në Karrierë” per studentet e universitetit tonë. Pjesëmarrësit pas trajnimit "Orientimi në Karrierë" do të vazhdojnë rrugëtimin, ku do të ndjekin trajnimin në Ndërmarrësi, pastaj Laboratorin e Inovacionit dhe Forumin Kombëtar të Rinisë.

Pjesa e parë e trajnimit “Orientimi në Karrierë” zgjati tri ditë dhe pjesmarrës ishin studentet nga te gjitha fakultetet dhe te gjitha vitet.

Qëllimi i trajnimit është të fuqizojë rininë e Gjakovës duke u ofruar njohuri, mjete praktike dhe vetëbesim për të eksploruar dhe ndërtuar rrugëtimin e tyre profesional, si dhe për të marrë vendime të informuara rreth karrierës.

Në trajnim u mbuluan të gjitha shtyllat kryesore të zhvillimit në karrierë si: eksplorimi i interesave, pikave të forta dhe aspiratave për të kuptuar veten dhe karrierën. Ofrimi i aftësive për të vendos qëllime, vendimarrje, menazhim të kohës dhe rrjetëzim. Nxitje e të menduarit kritik, për të vlerësuar informacionin dhe për të marrë vendime të informuara për karrierën.Strategji për kërkimin e punës, shkrimin e rezymeve dhe përgatitjen e intervistave.
Rëndësinë e mësimit të vazhdueshëm dhe përshtatshmërisë në mjedisin dinamik të punës.
Siguron udhëzime për kapërcimin e pengesave dhe menaxhimin e tranzicioneve në karrierë.

Poashtu studentët pregatiten edhe pune praktike duke krijuar CV e tyre, leter motivimi, dhe shkathtësi tjera të përdorimit të AI, promte të duhura, etj. 

Vlen të theksohet që Universiteti jonë ka marrëveshje bashkëpunimi me institucionin Edu- Task për ofrimin e studtentëve trajnime. 

Pjesëmarrësit kanë marrë certifikatë në fund të trajnimit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom