Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë në UFAGJ

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë në UFAGJ

Me date 08 prill 2026, në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit.

Në këtë mbledhje morën pjesë:

  • Prof. Ass. Dr. Petrir Duraj – Kryesues i KQSC-së ;

  • Ass. Blertë Hyseni- Anëtare e KQSC-së nga Fakutleti i Mjekësisë (online);

  • Ass. Emirejta Kumnova - Anëtare e KQSC-së nga Fakutleti i Edukimit (online);

  • Jeton Plava – Kryesues i Komisionit të Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale;

  • Qëndresa Bardhoshi – Anëtare e KQSC-së, u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë ;

  • Abedin Sadrija – Anëtar i KQSC-së, Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike;

  • Albion Rexhaj – Anëtar i KQSC-së, Përfaqësues i Studentëve (online).
     

Gjatë takimit u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raportet e treguesve të performancës për secilin fakultet për vitin akademik 2024/2025;

  3. Raportet e semestrit veror të vitit të kaluar për Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale;

  4. Procesi i vlerësimit të semestrit dimëror 2025/2026 dhe ecuria e lidhjes së lëndëve në SMU;

  5. Ecuria e programeve në proces akreditimi dhe riakreditimi gjatë muajve shkurt–mars 2026;

  6. Diskutimi rreth raportit të shkallës së braktisjes së studimeve;

  7. Dakordimi rreth raportit vjetor të KQSC-së;

  8. Akreditimet/riakreditimet për këtë vit akademik;

  9. Të ndryshme.

 

Të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan me radhë dhe u diskutuan në mënyrë të detajuar nga anëtarët e komisionit.

Sa i përket treguesve të performances (KIP), për njësitë akademike, koordinatorët e fakulteteve prezantuan progresin në hartimin e raporteve, ndërsa njësitë që i kishin përfunduar ato paraqitën analizat përkatëse para komisionit.

Në kuadër të diskutimeve për raportet e vlerësimit të lëndëve nga studentët për semestrin dimëror të vitit akademik 2024/2025, u trajtuan rekomandimet për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Edukimit, si dhe ecuria e zbatimit të tyre. Këto raporte u miratuan për publikim në web-faqen e UFAGJ-së dhe të fakulteteve përkatëse.

Gjithashtu, Zyra për Sigurimin e Cilësisë informoi të pranishmit për procesin e shpërndarjes së rezultateve të vlerësimit të lëndëve të semestrit dimëror të vitit akademik 2025/2026 tek stafi akademik dhe menaxhmentit të i njësive akademike.

Ajo njoftoi Komisionin lidhur me ecurinë e programeve që janë në proces të akreditimit, dhe ecurinë e procesit Pas Akreditiues për programin Informatikë Inxhinierike.

Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte procesi i akreditimit dhe riakreditimit të programeve studimore, i cili pritet të përfundojë deri më 31 korrik 2026. U theksua rëndësia e këtij procesi dhe u vendos që Zyra për Sigurimin e Cilësisë, në bashkëpunim me koordinatorët e njësive akademike, të organizojë takime në secilën njësi për të ndjekur nga afër përgatitjet enjësive akademike deri më tani dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë të progresit.

Në vijim, u analizua edhe shkalla e braktisjes së studimeve për secilin program, duke identifikuar sfidat dhe nevojën për masa përmirësuese.

Në përmbyllje të mbledhjes, anëtarët u dakorduan për fillimin e punës për hartimin e raportit vjetor të KQSC-së për të dërguar në Senat.

 

 

tp-bottom