U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot, më 14.04.2026, në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
  2. Shqyrtimi i kërkesave për financimin e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca;
  3. Shqyrtimi i aplikimeve për çmimet “Hulumtuesi i Vitit” dhe “Hulumtuesi i Ri i Vitit” për vitin 2025;
  4. Të ndryshme.

 

Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Këshillit për Shkencë, Prof. Dr. Ilmi Hoxha dhe në mbledhje morën pjesë:

  • Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, anëtar i Komisionit;
  • Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri, anëtar i Komisionit;
  • Ass. Hana Domi, anëtare e Komisionit;
  • Abedin Sadrija, anëtar i Komisionit;
  • Qëndresa Bardhoshi, anëtare e Komisionit;
  • Erlina Rizvanolli Meqa, përfaqësuese nga Zyra Ligjore.

 

Takimi vijoi me diskutimin e pikave të rendit të ditës sipas radhës. Në kuadër të pikës për financimin e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca, komisioni shqyrtoi në mënyrë të detajuar të gjitha kërkesat e paraqitura, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve për secilin aplikacion.

Ndërkaq, pika lidhur me shqyrtimin e aplikimeve për çmimet “Hulumtuesi i Vitit” dhe “Hulumtuesi i Ri i Vitit” për vitin 2025 u shtye për mbledhjen e radhës, me qëllim të sigurimit të informacioneve shtesë dhe një vlerësimi sa më të drejtë.

Mbledhja përfundoi me marrjen e vendimeve përkatëse, në përputhje me kompetencat e Këshillit për Shkencë dhe rregulloren në fuqi, duke synuar avancimin e mëtejmë të veprimtarisë kërkimore shkencore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom