Njoftim për afatin e provimeve – Prill 2026!
Njoftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se periudha për paraqitjen e provimeve në sistemin SMU, për afatin e Prillit 2026, do të jetë nga 6 prill deri më 10 prill 2026.
Provimet do të mbahen në periudhën 17 prill – 24 prill 2026, sipas orarit të përcaktuar nga fakultetet përkatëse.
Në këtë afat, studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy (2) provime.
Pas përfundimit të periudhës së paraqitjes, sistemi SMU mbyllet automatikisht dhe nuk do të jetë e mundur paraqitja e provimeve pas këtij afati.
Afati i fundit për vendosjen e notave në sistemin SMU është 7 ditë nga data 24 prill 2026.
Të gjitha provimet do të mbahen pas orës 14:00.