Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pjesë e Konferencës Ndërkombëtare Studentore “Social Worker and Migration in the Western Balkans - Edu4Migration”
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale: Elda Gacaferri, Blerina Rrustemi dhe Era Sylmetaj prezantuan sot punimet e tyre në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Studentore “Social Worker and Migration in the Western Balkans në kuadër të projektit Edu4Migration”.
Elda Gacaferri dhe Blerina Rrustemi prezantuan temën “Roli i familjes në parandalimin e sëmundjeve të rënda në kontekstin e migrimit”, ndërsa Era Sylmetaj trajtoi temën “Dhuna në familje dhe pasojat në shëndetin psikologjik, shëndetësor dhe social dhe ndërthurja e migrimit dhe arsimit”.
Ky aktivitet është pjesë e projektit Edu4Migration, i financuar nga programi ERASMUS+, dhe përfshin një rrjet të gjerë partnerësh akademikë ndërkombëtarë.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e studentëve dhe stafit akademik përmes përfshirjes në projekte ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për zhvillim profesional, shkëmbime akademike dhe ngritje të kapaciteteve kërkimore. Përmes këtyre partneriteteve, universiteti kontribuon në përgatitjen e studentëve për sfidat bashkëkohore, veçanërisht në fusha si: migrimi, mirëqenia sociale dhe edukimi, duke i integruar ata në rrjete ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe dijes.