Sesion Informues për Projektin mbi Ndërmarrësinë dhe Orientimin në Karrierë
Sesioni informues për Projektin mbi Ndërmarrësinë dhe Orientimin në Karrierë do të mbahet me 12 mars në orën 14:00 në hollin e tri fakulteteve.
Ju njoftojmë se do të organizohet një sesion informues në kuadër të një projekti me fokus në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe orientimin në karrierë.
Ky projekt paraqet një mundësi shumë të mirë për të rinjtë dhe të gjithë të interesuarit, duke ofruar njohuri praktike, zhvillim të aftësive ndërmarrëse dhe mbështetje në orientimin profesional dhe planifikimin e karrierës.
Gjatë sesionit informues, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me qëllimet, aktivitetet dhe përfitimet që ofron projekti.
Detajet e plota rreth projektit dhe mënyrës së përfshirjes do të prezantohen gjatë sesionit informues.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.