Nënshkruhet marrëveshje e bashkëpunimit në mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit  “Kütahia Dumlupinar” në Turqi

Nënshkruhet marrëveshje e bashkëpunimit në mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit “Kütahia Dumlupinar” në Turqi


Rektori i Universiteti të Gjakovës Prof. Dr. Shaban Buza, po qëndron në Universitetin “Kütahia Dumlupinar” në Turqi, me ftesë të rektorit nikoqir për pjesëmarrje në seminarin ndërkombëtar të kulturës, me titull “Fuqia  bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve” të organizuar nga  Qendra për Hulumtime e Zhvillime Strategjike e këtij universiteti.

Gjatë kësaj vizite rektorët e 70 universiteteve nga 26 shtete, zhvilluan takime në fusha të ndryshme, duke përfshirë programet e arsimit dhe kulturës, për të cilën gjë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Rektori Buza, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin  “Kütahia Dumlupinar”, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar mes këtyre dy universiteteve, duke njohur përfitimet e përbashkëta si, mbështetja e ndërsjellë, projekte dhe hulumtime të përbashkëta, si dhe pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike në të dyja institucionet.


Fotot e lajmit

tp-bottom