Zhvillohet Vlerësimi për Programet e Fakultetit të Mjekësisë në Proces Akreditimi

Zhvillohet Vlerësimi për Programet e Fakultetit të Mjekësisë në Proces Akreditimi

Më 11 shkurt 2026, në kuadër të procesit të akreditimit të programeve studimore, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), së bashku me Ekipin e Ekspertëve Ndërkombëtarë, realizoi vizitën e vlerësimit të programeve në proces akreditimi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.


Gjatë kësaj vizite u vlerësuan dy programe të reja studimore:

  • Kujdesi Shëndetësor në Komunitet (BSc, 180 ECTS)
  • Shkenca Shëndetësore në Sport dhe Turizëm (BSc, 180 ECTS)
     

Procesi i vlerësimit përfshiu takime të strukturuara me menaxhmentin e fakultetit, zyrtarët për sigurimin e cilësisë, administratën, bartësit e programit, stafin akademik, studentët, si dhe me Bordin Këshillëdhënës Industrial. Diskutimet u fokusuan në përmbajtjen akademike të programeve, kapacitetet njerëzore, infrastrukturën, bashkëpunimin me partnerët dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë.

Në kuadër të vizitës, ekipi i ekspertëve realizoi edhe vizitën e hapësirave të Fakultetit dhe laboratorëve, duke vlerësuar kushtet dhe resurset në funksion të realizimit të programeve studimore.

Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e cilësisë akademike dhe në zgjerimin e ofertës studimore të Fakultetit të Mjekësisë.

Faleminderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm institucional.

Fotot e lajmit

tp-bottom