Hapet thirrja për Shkollën dimërore "CReative University Sustainability Hub 2026"
WSB University do të organizojë edicionin e radhës të shkollës dimërore "CReative University Sustainability Hub 2026", një program ndërkombëtar me pjesëmarrje të përzgjedhur nga mbarë bota, i cili synon të ofrojë një përvojë akademike dhe ndërkulturore të nivelit të lartë në Poloni.
Ftojmë studentët tuaj të aplikojnë për këtë program prestigjioz, nga i cili do të përzgjidhen vetëm 30 studentë nga vende të ndryshme të botës. Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në cilësinë e aplikimit dhe motivimin e kandidatëve për të përfituar nga kjo eksperiencë unike akademike dhe ndërkombëtare.
Programi do të zhvillohet në dy komponentë:
• Komponenti online: 18–20 Mars 2026
• Mbërritja fizike në Poloni: 23 Mars 2026
• Sesionet akademike në kampus: 24–27 Mars 2026
Datat e intervistave:
2–3 Mars 2026
11–12 Mars 2026
Dëshirojmë të theksojmë se pjesëmarrja në shkollen dimërorë është pa tarifë. Për më tepër, WSB University do të mbulojë akomodimin si dhe shumicën e vakteve gjatë qëndrimit të studentëve në Poloni. E vetmja kosto që mbetet për t’u mbuluar nga studenti ose institucioni dërgues është bileta e udhëtimit dhe shpenzimet jasht kampusit.
Ky program përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për zhvillim akademik, rrjetëzim ndërkombëtar dhe njohje me mjedisin universitar evropian, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërinstitucional.
Për më shumë informata:
https://wsb.edu.pl/en/university/creative-university-sustainability-hub-2026
Linku i aplikimit:
https://wsb.edu.pl/en/university/creative-university-sustainability-hub-2026/apply
CRUSH 2026 – Terms of Participation and Selection Criteria