Hapet thirrja për aplikim për bursat master të Raundit XVI të projektit Young Cell Scheme
Sesioni informues për bursa Young Cell Scheme XVI do të mbahet me 18 shkurt në orën 13:00 në hollin e tri fakulteteve.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XVI të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 9 shkurt 2026 deri të hënën, 9 mars 2026 në ora 17:00.
Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj 37 bursa të plota (numri
real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë të cilët janë diplomuar me diploma të përcaktuara në Rregullat e Procedurës të disponueshme në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org .
YCS RXVI Call for Application_ALB