Hapet thirrja e tretë për grantet e mobilitetit që synojnë lëvizshmëri në universitetet italiane të konsorciumit COMMO VIII - ERASMUS + KA171

Hapet thirrja e tretë për grantet e mobilitetit që synojnë lëvizshmëri në universitetet italiane të konsorciumit COMMO VIII - ERASMUS + KA171

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e tetë të këtij projekti.

Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohen studentët dhe stafi akademik/administrativ i UFAGJ  të aplikojnë  në Universitetet italiane  si më poshtë:

 

  • UNIVERSITETI  BARI – 2 Mobilitet për Student SMM
     
  • UNIVERSITETI  BARI  -  2 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT

 

Formularet për aplikim: staf STT, mësimdhënës STA, student SMS.

Kontaktet tek të cilat kandidatët do të duhet të dërgojnë aplikimet e tyre në: [email protected] dhe  [email protected]  me UNIMED në cc: [email protected]  

Afati i fundit për aplikim është 20 Shkurt 2026.

Afati i fundit për dërgim të emrave të nominuar është 1 Mars 2026.

 

FINANCIMI

  • Lëvizshmëria për stafin (mësimdhënie ose trajnim) mund të realizohet sapo të merret konfirmimi i përzgjedhjes dhe të jetë përcaktuar periudha e lëvizshmërisë me universitetin pritës.
  • Sa i përket lëvizshmërisë hyrëse (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
  • Sa i përket lëvizshmërisë dalëse (nga Italia në vendet partnere), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
  • Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit të llogaritura mbi bazën e distancës midis vendit të nisjes ku ndodhet universiteti i origjinës dhe vendit të destinacionit ku është vendosur universiteti pritës, në përputhje me kalkulatorin e distancës të programit Erasmus+.

 

KUSHTET DHE PROCEDURAT

Anëtarët e stafit  të cilët janë kandidat, në momentin e aplikimit, duhet të jenë të punësuar në universitetet.

Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti i origjinës. Pas përzgjedhjes, aplikantët do të kontaktohen nga UNIMED, universiteti dërgues dhe universiteti pritës për informacione të mëtejshme.

 

DOKUMENTACIONI

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në adresën përkatëse të mobilitetit për të cilin dëshironi të aplikoni, në një skedar të vetëm PDF dhe sipas rendit:

  • Formulari i aplikimit për llojin specifik të lëvizshmërisë (Trajnim - STT; Mësimdhënie - STA);
  • Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për daljen jashtë shtetit dhe me një afat skadimi prej të paktën 3 muaj nga data e kthimit);
  • Certifikatë ose vetë-deklarim që vërteton njohjen e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (minimumi niveli B2);
  • Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe).

                        

    Aplikimet e  paplotësuara  nuk do të merren parasysh.

 

Për më shumë info rreth thirrjes së UNIMED shikoni në këtë link.

Për më shumë për projektin COMMO, shih në këtë link.

Për më shumë detaje, shikoni thirrjen e disponueshme këtu.

 

tp-bottom