Ftesë për studentë për garën Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2026

Ftesë për studentë për garën Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2026

Ftojmë të gjithë studentët e apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë kibernetike të bëhen pjesë e Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2026, i cili do të mbahet në Tiranë, dhe të provojnë aftësitë e tyre në një garë reale dhe sfiduese.

Nëse je student që dëshiron të testosh njohuritë e tua teknike dhe të sfidosh veten, kjo garë është mundësia ideale për ty.

Në një kohë kur siguria kibernetike është prioritet global, kjo garë u ofron studentëve një mundësi unike për të testuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre përmes sfidave në fusha të ndryshme, si:

  • Kriptografia

  • Siguria e rrjeteve

  • Reverse engineering

  • Siguria e aplikacioneve (web dhe mobile)

  • Analiza forenzike

  • Steganografia, etj.


Formati i Garës

Faza 1 – Kualifikimet Online
Data: E premte, 31 janar 2026, nga ora 10:00
Lokacioni: Online (ekipet e regjistruara do të marrin kredencialet për akses në platformë)
 

Faza 2 – Finalja On-Site
Data: E premte, 13 shkurt 2026
Lokacioni: Tiranë

Kush mund të marrë pjesë?

  • Studentë nga institucione akademike të njohura në Kosovë dhe Shqipëri

  • Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç

  • Ekipet përbëhen nga deri në 4 anëtarë, nga i njëjti apo institucione të ndryshme

Për më shumë informacione dhe për t’u regjistruar, ju ftojmë të vizitoni uebfaqen www.cybersecuritychallenge.al dhe LinkedIn-in.

 

tp-bottom