Dita qendrore informuese Erasmus+ për studentët
Je student/e dhe po mendon për një përvojë studimi jashtë vendit?
Atëherë kjo ngjarje është për ty!
Të ftojmë në Ditën Qendrore Informuese, ku do të kesh mundësinë të informohesh rreth:
- Shkëmbimeve semestrale
- Bursave të plota Master
- Kritereve të aplikimit dhe hapave praktik
Pjesë e veçantë e sesionit do të jetë edhe shkëmbimi i përvojave nga përfituesit e Programit, të cilët do të ndajnë rrugëtimin dhe këshillat e tyre personale.
Data: 22 dhjetor 2025
Ora: 11:00
Vendi: Europe House (rr. UÇK, Prishtinë)
Vëmendje: Për shkak të hapësirës së limituar, ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen duke dërguar email në: [email protected]
Ju mirëpresim!