U mbajt sesioni informues “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)” në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt sesioni informues “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)” në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot, më 05 dhjetor 2025, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Sociale u mbajt Info-Sesioni me temën “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”, me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve të Universitetit “Fehmi Agani”.

Gjatë sesionit, përfaqësuesja e organizatës HANDIKOS prezantoi aktivitetet, objektivat dhe mundësitë që ofron projekti EIHE, i cili synon nxitjen e përfshirjes, barazisë dhe praktikave gjithëpërfshirëse në institucionet e arsimit të lartë. Pjesëmarrësit u informuan për fazat e implementimit të projektit, rezultatet e pritura, si dhe rolin që Universiteti “Fehmi Agani” do të ketë në këtë iniciativë të rëndësishme.

Projekti “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)” zbatohet nga HANDIKOS dhe mbështetet nga Programi SHER, me fokus të veçantë rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e përfshirjes së studentëve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë.

Universiteti “Fehmi Agani” falënderon të gjithë studentët dhe stafin që morën pjesë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të një ambienti akademik gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Fotot e lajmit

tp-bottom