Mbledhja e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë

Mbledhja e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë

Më datë 25.11.2025 u mbajt mbledhja e Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në këtë mbledhje morën pjesë:

  1. Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj – Kryesues i KQSC-së
  2. Qëndresa Bardhoshi – u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë
  3. Abedin Sadrija – Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike
  4. Albion Rexhaj – Anëtar i KQSC-së, Përfaqësues i Studentëve

 

Gjatë mbledhjes u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të takimit të fundit, të datës 25.09.2025;
  2. Diskutim rreth monitorimit nga AKA dhe dokumenteve që duhet të publikohen deri më 30.11.2025;
  3. Publikimi i planeve të përmirësimit nga njësitë akademike, bazuar në raportet e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë;
  4. Miratimi i fletushkës informuese dhe diskutimi rreth fushatës së shpërndarjes së saj te studentët, në kuadër të informimit për procesin e sigurimit të cilësisë në UFAGJ;
  5. Hartimi i Planit të Aktiviteteve të Sigurimit të Cilësisë në UFAGJ (Dhjetor 2025 – Dhjetor 2026);
  6. Të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua rreth procesit të monitorimit të vazhdueshëm nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA), si dhe nevoja për përditësimin e rregullt të faqes zyrtare të UFAGJ me informacione të fundit dhe për rritjen e vetëdijësimit rreth këtij procesi.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte edhe plani i përmirësimit, i cili hartohet në bazë të gjetjeve në raportet e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë. U theksua rëndësia që njësitë akademike dhe vetë institucioni të ndjekin me kujdes rekomandimet e dala nga këto raporte, me qëllim të rritjes së cilësisë në të gjitha nivelet.

Po ashtu, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për fletushkën informuese për studentët, e cila do të shpërndahet para procesit të plotësimit të pyetësorëve për vlerësimin e lëndëve. U trajtuan aspektet organizative të kësaj fushate dhe hapat që duhet ndërmarrë për njoftimin e organeve përgjegjëse për këtë aktivitet.

Në fund, u vendos që pika për hartimin e Planit të Aktiviteteve të Sigurimit të Cilësisë të plotësohet edhe një herë nga të gjithë anëtarët e KQSC-së dhe më pas të dërgohet për miratim.

Gjatë këtij takimi u shtrua edhe rëndësia e hartimit të rregullores së punës për Komisionin e Sigurimit të Cilësisë në UFAGJ.

tp-bottom