U mbajt Turniri “UFAGJ Ball 2025” në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka organizuar me sukses Turnirin e volejbollit “UFAGJ Ball 2025”, i cili u zhvillua me 26 dhe 27 Nëntor 2025, në nderim të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.
Në turnir morën pjesë studentë, staf akademik, administrativ, si dhe studentë të diplomuar/Alumni, duke krijuar një atmosferë dinamike, sportive dhe bashkëpunuese. Ekipet pjesëmarrëse treguan aftësi të larta sportive, frymë garuese dhe fair-play, ndërsa salla e sportit u mbushë me mbështetës dhe energji pozitive.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i sportit, shëndetit, bashkëpunimit dhe komunitetit universitar, si dhe forcimi i lidhjeve mes studentëve dhe stafit përmes aktiviteteve jashtë-mësimore.
Organizuesit e Turnirit falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe njofton se aktivitetet sportive do të vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e jetës studentore.
Kupen e këtij turniri e morri ekipi I studentëve “Mantilat e Bardhë”.
Ndërkohë, nga organizatorët u ndanë medalje për vendin e parë dhe të dytë, dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar angazhimin dhe frymën sportive të treguar gjatë turnirit.