Njoftim: Info-Sesion mbi projektin “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”

Njoftim: Info-Sesion mbi projektin “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”

Universiteti “Fehmi Agani” njofton se më 05 dhjetor 2025, në ora 11:00, do të organizohet Info-Sesioni me temën:

“Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”

Ky sesion ka për qëllim prezantimin e aktiviteteve, objektivave dhe mundësive që ofron projekti EIHE për nxitjen e përfshirjes, barazisë dhe praktikave gjithëpërfshirëse në arsimin e lartë. Pjesëmarrësit do të informohen mbi rezultatet e pritura, fazat e implementimit si dhe rolin e Universitetit “Fehmi Agani” në këtë iniciativë.

Projekti “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)” zbatohet nga HANDIKOS dhe mbështetet nga Programi SHER, me fokus të veçantë rritjen e ndërgjegjësimit për përfshirjen e studentëve me aftësi të kufizuara në institucionet e arsimit të lartë.

Info-Sesioni do të mbahet në fakultetin e shkencave sociale në Amfiteater.

Ftohen të marrin pjesë studentët, stafi akademik, stafi administrativ dhe të gjitha palët e interesuara.

tp-bottom