Përfaqësuesit e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar vizitojnë tri institucione private të arsimit të lartë

Përfaqësuesit e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar vizitojnë tri institucione private të arsimit të lartë

Gjatë këtyre ditëve, përfaqësuesit e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Freskina Mula Ermeni dhe Bujar Nura, realizuan vizita zyrtare në tri institucione të arsimit të lartë: Kolegjin Universum, Kolegjin Heimerer dhe AAB Kolegjin, për fuqizimin e partneriteteve ndërkombëtare

Qëllimi i këtyre vizitave ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, me fokus të veçantë në mundësitë që ofrojnë fondet Erasmus+. Duke marrë parasysh përvojën e kolegjeve në implementimin e projekteve ndërkombëtare, përfaqësuesit e UFAGJ-së ndanë gjithashtu praktikat e tyre dhe u dakorduan që në thirrjet e ardhshme të krijohen partneritete të reja me synim përpilimin e aplikacioneve të përbashkëta.

Gjatë takimeve u diskutuan edhe mundësitë e aplikimit në programe të tjera ndërkombëtare, në varësi të thirrjeve që pritet të hapen nga donatorët në të ardhmen. Përfaqësuesit e kolegjeve shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me UFAGJ-në, duke mundësuar krijimin e lidhjeve të reja profesionale dhe institucionale.

Këto vizita shënojnë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të UFAGJ-së, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes në projekte me ndikim, shkëmbime akademike, mobilitete dhe zhvillim të mëtejshëm institucional.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom