Renovohet salla e sportit të UFAGJ-së

Renovohet salla e sportit të UFAGJ-së

KFOR-i Italian ka realziuar një investim të rëndësishëm në Universitetin “Fehmi Agani’ në GJakovë, duke renovuar plotësisht dyshemen e sallës sportive të këtij institucioni.

Në ceremonin e përurimit Rektori i Universiteiti Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë kontribut duke theksuar se “është ndërë dhe kënaqësi që bashkarisht me gjithë ju, të inagurojmë, investimin në renovimin e sallës së edukatës fizike. Ne si Universitet jemi shumë falenderues KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme, në aktivitetet e ndryshmë, poashtu, dhe në veçanti në renovimin e sallës”.

Mirënjohje për bashkëpunim shprehu edhe komandanti rajonit perendim Itali Kolonel Lorenco Mangia i cili theksoi rëndësin e mbështetjes së Universitetit dhe specifikisht të rinjëve dhe klubeve sportive në komunitet veçanarisht të klubit të volejbollit Vëllaznimi, të cilët kontribojnë vazhdimisht në aktivitete vullnetare dhe angazhim sportiv.  

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje si shenjë falenderimi dhe rrespekti për vullnetarizëm dhe kontributin e palodhshëm

Fotot e lajmit

tp-bottom