Ligjeratë edukative jashtëkurrikulare “Blockchain & Crypto Academy”
Sot me 20 nëntor 2025 u mbajtë ligjërat bazike dhe edukative jashtë-kurrikulare me temën “Blockchain & Crypto Academy (BCA)”, në bashkëpunim me Binance Academy.
z. Shkelqim Dushi perfaqesus i akademis, tregoj që Binance Academi është platforma më e madhe në botë për edukim në fushën e teknologjisë blockchain dhe kriptovalutave dhe të cilët kanë filluar një iniciativë rajonale për edukimin e të rinjve në këtë fushë me rëndësi globale.
Qëllimi i i ligjeratës ishte të ofrojnë njohuri bazike edukative për studentët, duke i njohur ata me konceptet kryesore si: Çka është Blockchain; Si funksionojnë Kriptovalutat; Siguria dhe teknologjia prapa tyre; Si të shmangin mashtrimet dhe keqinformimin në tregun kripto; Si të përdorin platformat më të sigurta për edukim.
Ligjërata ishte informuese dhe e përshtatur për studentët dhe të interesuarit.
Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen për mundësinë e ndjekjes së një kursi të plotë falas online, i cili përfshin çertifikatë dhe shpërblime, si dhe mundësi punësimi për studentët më të dalluar.