Aida Haziri - Mësimdhënëse e klasës përgatitore
Aida Haziri ka ndjekur një rrugë të suksesshme arsimore dhe profesionale në fushën e edukimit. Pasi përfundoi shkollën fillore në SHFMU “Ferhat Binishi” Zhabel dhe shkollën e mesme të lartë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë në drejtimin e shkencave shoqërore, ajo vijoi studimet Bachelor në Fakultetin e Edukimit, Programi Parashkollor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” duke qenë bursiste për tri vite radhazi. Me përkushtimin e saj, Aida vazhdoi studimet Master në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Edukim Inkluziv.
Përvoja e saj praktike përfshin angazhimin në programin “Kosovo Generation Unlimited”, si dhe punën në kopshtet private “Vip Kids” në Fushë Kosovë dhe “Little Miracles” në Gjakovë. Aida ka ndjekur trajnime të specializuara për edukimin dhe zhvillimin e integruar në fëmijërinë e hershme. Aktualisht, ajo është në përfundim të Nivelit të V-të të kualifikimit “Asistente për fëmijë\nxënës me nevoja të veçanta arsimore” dhe po ushtron profesionin si mësimdhënëse e klasës përgatitore në SHFMU “7 Shtatori” në Gërqin, ku vazhdon të kontribuojë në formimin e gjeneratave të reja. Përkushtimi ndaj zhvillimit të mëtejshëm profesional dhe ofrimi i një edukimi gjithëpërfshirës për fëmijët janë ndër qëllimet kryesore të saj.