Leonora Bushati - Mësimdhënëse e Edukimit Parafillor
E diplomuar në nivelin Bachelor me sukses të lartë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Programi Parashkollor, gjenerata
2014/2015. Pas përfundimit të studimeve, është punësuar në kopshtin “Bleta” si edukatore dhe ka vijuar punën për 4 vite.
Ndërsa sot është e punësuar në Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi”- Gjakovë, me kontratë të pa caktuar! Përveç përvojës së saj në punë, nuk kanë munguar edhe trajnimet dhe
zhvillimi profesional i saj në forma të ndryshme.
"Leonora shprehet se është shumë e lumtur dhe e nderuar që ushtron profesionin e saj, dhe se u është mirënjohëse gjithë atyre që kontribuan në rrugëtimin e suksesit që gëzon, veçanërisht stafin e Fakultetit të Edukimit për gadishmërinë e tyre në forcim të dijes".
“Të jesh edukatore do të thotë të ndrisësh mendjet e fëmijëve, të cilët më vonë do të bëjne dritë për të gjithë ne!”