Abetare Muhadri - Mësimdhënëse e Edukimit Parafillor

Abetare Muhadri - Mësimdhënëse e Edukimit Parafillor

Studimet themelore i përfundoi me sukses të lartë në Programin Parashkollor, pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë.

Aktualisht punon si edukatore në ShFMU "Shaban Golaj" në Lipovec të Gjakovës.

Është çertifikuar për kryerjen e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme, të cilat i kanë ndihmuar për t'u përgatitur sa më mirë profesionalisht.

Abetarja shprehet se dija dhe përgatitja e fituar gjatë studimeve në UFAGj, duke iu falënderuar stafit të mrekullueshëm të Fakultetit të Edukimit, i ka mundësuar që të ushtroj profesionin e saj me shumë sukses.

"Arsimi është si mali; sa më e lartë ngjitja, aq më e gjerë pamja"

Punë të mbarë dhe suksese Abetare!

tp-bottom