Besarta Dakaj Dobraj- Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe
Studimet themelore i kreu në UFAGJ, në Letërsi Shqipe me mesatare 9.8, kurse ato master ne Universitetin e Vlores, në degën Mësidhënie e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe me mesatare 9.7.
Ka punuar dy vite si profesoreshë e Gjuhës Shqipe në Gjimnazin "Asllan Berisha" në Rogovë, kurse aktualisht punon në shkollën "Shtjefën Kurti".
Ka ndjekur trajnime të ndryshme, është çertifikuar për pjesëmarrje në shumë konferenca, seminare, workshope etj. Aktualisht është udhëheqëse e një projekti nga Ryco, i cili mundëson shkëmbimet mes shkollave të Ballkanit Perëndimor.
"Puna me nxënësit më jep shumë kënaqësi dhe motiv për jetën. Kur jam në klasë harroj çdo problem që mund ta kem në jetën e përditshme dhe mbushem me jetë" shprehet ajo.