Mbledhja e KQSC datë 25.09.2025

Mbledhja e KQSC datë 25.09.2025

Me datë 25.09.2025, u mbajt mbledhja e Komisionit Qëndror për Sigurim të Cilësisë, ku të pranishëm në mbledhje ishin:

 

  1. Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari- Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore
  2. Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj- Anëtar i KQSC nga Fakulteti i Filologjisë;
  3. Asistentja Emirëjeta Kumnova- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Edukimit;
  4. Asistentja Mirëlinda Jasiqi- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Shkencave Sociale;
  5. Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
  6. Abedin Sadrija- Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike

 

Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

  • Njoftim rreth aktiviteteve të sigurimit të cilësisë për muajin Shtator
  • Miratimi i ri-formatizimit të Raportit të Alumni
  • Miratimi i Raportit Përmbledhës nga Pyetësori për Personel Administrativ
  • Të tjera 

 

Në Universitetin“Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë, ku anëtarët e këtij komisioni u informuan rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve më të fundit të realizuara nga Zyra për Cilësi gjatë kësaj periudhe, sipas planit të aktiviteteve të saj.

Gjatë mbledhjes u prezantuan të dhënat për ecurinë e aktiviteteve.

Një prej temave të rëndësishme të trajtuara gjatë takimit ishte edhe raporti për studentët Alumni, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes për publikim. U diskutua rëndësia e këtij raporti në ndërtimin e një pasqyre më të qartë rreth angazhimit të ish-studentëve të Universitetit në tregun e punës dhe kontributit të tyre në komunitet. Anëtarët e komisionit dhanë vërejtjet dhe sugjerimet përfundimtare për përmirësimin e tij përpara publikimit.

Në vijim të takimit, u shqyrtua edhe raporti i hartuar mbi rezultatet e pyetësorit të shpërndarë për stafin administrativ të universitetit. Raporti përfshinte analizën e përgjigjeve të pranuara, identifikimin e nevojave për zhvillim profesional dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin administrativ. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të detajuar, raporti u miratua nga komisioni dhe u vendos që të publikohet në web-faqen zyrtare të Universitetit, me qëllim të transparencës dhe përfshirjes së stafit në proceset zhvillimore të institucionit.

 

tp-bottom