
Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, të nivelit Bachelor dhe Master se në SMU janë bartur të gjitha lëndët dhe mund t'i regjistroni lëndët e semestrit dimëror tek profesorët përkatës.
Afati për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026 bëhet në datat:
08.10.2025 – 20.10.2025
Studentët janë të obliguar që fillimisht të regjistrojnë lëndët në SMU dhe pastaj të vazhdojnë me procedurën e regjistrimit të semestrit.
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit.
Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor dhe 150€ për nivelin Master.
Regjistrimi i semestrit bëhet në zyrën e shërbimit për studentë në fakultetet përkatëse.
Studentët e vitit të parë të regjistruar në vitin akademik 2025/2026 duhet të regjistrojnë vetëm lëndët në SMU ndërsa semestrin e kanë të regjistruar me rastin e regjistrimit/fotografimit.
Vendimi i Senatit mbi kushtet e regjistrimit të semestrit Bachelor dhe Master
Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.
Ju lutemi që të respektoni afatet e caktuara!