
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon progres të dukshëm në justifikimin e titujve akademik dhe në numrin e publikimeve shkencore
Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë (UFAGJ) kohëve të fundit ka shënuar një trend të dukshëm pozitiv në fushën e publikimit shkencor dhe menaxhimit institucional, duke u vlerësuar gjerësisht nga organizata të pavarura si ORCA. Raporti i fundit i kësaj organizate për integritetin akademik dhe publikimin shkencor ka evidentuar progres të ndjeshëm të universitetit, duke theksuar përmirësimin në përbërjen e stafit akademik, justifikimin e titujve dhe rritjen e cilësisë së publikimeve. Ky zhvillim pozitiv është rezultat i masave të ndërmarra nga menaxhmenti i UFAGJ-së për të forcuar standardet akademike dhe për të ndërtuar një kulturë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Që nga ardhja e menaxhmentit aktual në vitin 2023, është vërejtur një rritje e dukshme në justifikimin e titujve akademik të stafit, nga 40% në 59%.
Numrin e publikimeve shkencore të stafit akademik ka pësuar rritje duke arritur në total 167 publikime shkencore sipas platformës Wos dhe Scopis. Kjo tregon përkushtimin e stafit dhe udhëheqjes për ta bërë punën hulumtuese dhe shkencor pjesë të pandashme të zhvillimit institucional. Në nivel të Universitetit, numri i publikimeve për një profesor në mesatare është 1.8 publikime. Vlen të potencohet që në aspektin e numrit të publikimeve për staf akademik në nivel të Fakulteteve, prinë Fakulteti i Shkencave Aplikative me 4.6 publikime për profesor.
Menaxhmenti i lartë i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë mbetet i përkushtuar për të forcuar edhe më tej themelet e integritetit, transparencës dhe cilësisë, duke e shndërruar universitetin në një model shembullor të arsimit të lartë në Kosovë.
Raporti i plotë i ORCA: https://orca-ks.org/sq/gjakova2025/