UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” ANËTARËSOHET NË  AGJENCINË UNIVERSITARE TË FRANKOFONISË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” ANËTARËSOHET NË AGJENCINË UNIVERSITARE TË FRANKOFONISË


Sot me datë 21.12.2018, Rektori Prof. Dr. Shaban Buza ka pranuar konfirmimin zyrtar mbi anëtarësimin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në Agjencinë Universitare të Frankofonë (AUF).

Qëllimi i këtij anëtarësimi është lidhja me institucione, akademikë e studiues frakonofon. Kjo përfshin pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta, përgatitjen dhe përpilimin e projekteve, si dhe mobilitetin e anëtarëve të personelit akademik, studiuesve dhe studentëve në mes institucioneve anëtare. Për më tepër, parasheh edhe përfitimin e mjeteve të ndryshme materiale e teknologjike të nevojshme për mësimdhënie dhe hulumtime, gjithmonë duke iu përshtatur kërkesave të programeve mësimore dhe konteksteve rajonale.

Shkresa e pranimit zyrtar në AUF.

tp-bottom