
Mbledhja e KQSC datë 12.05.2025
Me datë 12.05.2025, u mbajt mbledhja e Komisionit Qëndror për Sigurim të Cilësisë, ku të pranishëm në mbledhje ishin:
- Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari- Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore;
- Asistentja Emirëjeta Kumnova- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Edukimit;
- Asistentja Mirëlinda Jasiqi- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Shkencave Sociale;
- Abedin Sadrija- Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike;
- Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të dy takimeve të fundit
- Miratimi i shprëndarjes së pyetësorëve për vlerësim të semestrit veror
- Të tjera
Gjitashtu gjatë takimit u diskutua edhe për raportet e vlerësimit të lëndëve nga studentët për vitin akademik 2023/2024 të cilat kishin mbetur pa u publikuar. Për shkak të sqarimit të këtyre raporteve ishte i pranishëm në mbledhej edhe Udhëheqësi i Zyrës në atë kohë, z. Daut Islami. Në mbeldheje u prezantuan dy raporte përmbledhëse si:
- Raport përmbledhës i vlerësimit të stafit akademik dhe lëndëve nga studentët për të gjitha njësitë akademike (Semestri dimëror 2023/2024)
- Raport përmbledhës i vlerësimittë stafit akademik dhe lëndëve nga studentët për të gjitha njësitë Akademike (Semestri veror 2023/2024)
Në këtë mbledhje u diskutua edhe shpërndarja online përmes SMU (SEVC) e dy pyetësorëve të rishikuar nga KQSC në muajin Prill 2025 si:
- Pyetësori për studentët e nivelit bachelor dhe Master të Studimeve – për vlerësim të ushtrimeve
- Pyetësori për studentët e nivelit bachelor dhe Master të Studimeve – për vlerësim të ligjëratave
Sipas planit të aktiviteteve të Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, këta pyetësorë shpërndahen në fund të semestrit, në kohën e paraqitjes së provimeve.
Gjatë mbledhejs u vendos që pyetësorët të shpërndahen sipas planit të dërguar nga Komisionet për Sigurimin e Cilësisë në nivel të Fakulteteve.