Takim i grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit

Takim i grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit

Me 28 maj 2025, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt mbledhja e grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit, i cili është një dokument kyç për funksionimin dhe zhvillimin e brendshëm të cilësisë në institucionin tonë.

Rendi i ditës përfshinte:

  1. Komentet preliminare për aspektet e rregullores që kërkojnë ndryshim apo plotësim;
  2. Ndarjen e detyrave për rishikimin e dokumentit;
  3. Caktimin e takimit të radhës.

Gjatë mbledhjes u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me përditësimin e rregullores aktuale dhe nevoja për harmonizimin e saj me legjislacionin në fuqi të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, si dhe me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Po ashtu, u theksua rëndësia e rishikimit të Manualit për Vlerësimin e Performancës, si dokument që rrjedh nga kjo rregullore.

Në takim morën pjesë: Prorektorja për Ngritje te Cilësisë dhe Kërkime Shkencore, Dekanët e njësive akademike, anëtarët e Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë, përfaqësuesi i studentëve, si dhe përfaësuesit e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në UFAGJ, të gjithë anëtarë të grupit punues të caktuar nga Senati i universitetit.
Takimi u mbajt në format hibrid, me 3 anëtarë të pranishëm fizikisht në sallë dhe pjesën tjetër të kyçur online.

Grupi punues do të vazhdojë punën në fazat e ardhshme për finalizimin e një dokumenti, që do të garantojë ngritjen dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të cilësisë akademike dhe institucionale.

tp-bottom