Mundësi e Punës  Praktike në Portugali për Studentët e UFAGJ -së si pjesë e pogramit ERASMUS +

Mundësi e Punës Praktike në Portugali për Studentët e UFAGJ -së si pjesë e pogramit ERASMUS +

PIP – Placement in  Portugal  është një organizatë start-up  e themeluar në vitin 2012 dhe me seli në Lisbonë, me një mision për të ndihmuar të diplomuarit ndërkombëtarë dhe profesionistët e rinj që janë në kërkim të mundësive të punësimit, përmes programit të saj të praktikës ndërkombëtare. Qëllimi i këtij njoftimi   është që studentëve  t’u ofrohet një praktikë profesionale në Portugali që përputhet me aftësitë, arsimin dhe preferencat e tyre. Rrjeti ynë i gjerë i kontakteve na ka mundësuar të zhvillojmë një bazë të dhënash të pasur me praktika të dispononueshme  si në kompani portugeze ashtu edhe në ato  ndërkombëtare të specializuara në fusha të ndryshme. Organizata PIP ofron gjithashtu shërbime shtesë për praktikantët e pranuar, si para ashtu edhe gjatë gjithë periudhës së praktikës, me synim që të ofrojë një përvojë sa më të mirë për të gjitha palët e përfshira. Këto shërbime përfshijnë mbështetje me çështje burokratike (si nënshkrimi i Marrëveshjeve të Praktikës) dhe ndihmë me vendosjen në Portugali (p.sh. gjetja e akomodimit, kurse të gjuhës portugeze, etj.). Për më shumë informacione ju lutemi që ti referoheni web   faqes së mëposhtme :

https://placementinportugal.com/index.php

Broshura

tp-bottom