ss.png)
Thirrje për pjesëmarrje: Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Çështje Të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar”
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, fton studiuesit, profesorët dhe doktorantët në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe të përkthimit letrar që të marrin pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Çështje Të Gjuhës, Letërsisë Dhe Përkthimit Letrar”, e cila do të organizohet më 9 qershor 2025 në Fakultetin e Filologjisë, në Gjakovë - Kosovë.
Në konferencë do të trajtohen tri tema:
- Gjuhësi – Shqipja përballë sfidave të globalizmit gjuhësor
- Letërsi – Letërsia shqipe e shekullit XX
- Përkthim letrar – Qasje bashkëkohore mbi përkthimin letrar